Bashkërendimi i Policisë Forcës së Sigurisë në realizimin e planit të reagimit në luftimin e pandemisë

Bashkërendimi i Policisë Forcës së Sigurisë në realizimin e planit të reagimit në luftimin e pandemisë

14:05, 28/04/2020

Në kuadër të takimeve koordinuese ndërministrore për veprimet kundër pandemisë së COVID-19, ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, priti zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në detyrë Bajram Gecaj.

Me këtë rast, ministri Quni e njoftoi zëvendësministrin Gecaj me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ai gjithashtu e njoftoi zëvendësministrin Gecaj edhe me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit varësisht nga rrethanat që mund të krijohen.

Nga ana e tij, zëvendësministri Gecaj, shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.

Në fund, të dy u pajtuan se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i angazhimeve të dy ministrive, respektivisht Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka qenë në nivel shumë të mirë dhe u zotuan se do të vazhdohet edhe më tej me angazhimin në realizimin e planit të reagimit në luftimin e pandemisë COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco