Mërzi në parajsë: Ishulli spanjoll tronditet nga koronavirusi

Mërzi në parajsë: Ishulli spanjoll tronditet nga koronavirusi

13:01, 28/04/2020

Në ishullin spanjoll të Majorkës, tërësisht i varur nga turizmi, një mbyllje totale e hoteleve për shkak të shpërthimit të koronavirusit ka shkatërruar jetesën në të gjithë sektorin, që nga stafi i pritjes deri tek fermerët që furnizojnë me ushqim restorantet.

Ishujt, nga të cilët Majorka është më i madhi, janë ndër pikat turistike më të mëdha të Spanjës, e cila mirëpriti gati 84 milionë vizitorë në vitin 2019 duke ruajtur pozicionin e tij si destinacioni i dytë më i popullarizuar i pushimeve në botë.

Kështu që tani ata po përballen me një kërcënim prej shpenzimeve dhe kufizimeve të lëvizjes gjatë krizës, e cila ka goditur më shumë Spanjën në Evropë, pas Italisë.

Të dëshpëruar për të krijuar mundësinë të hapen sërish, edhe nëse me një kapacitet të zvogëluar, hotelet po lobojnë pranë qeverisë për të lejuar udhëtime të kufizuara midis Gjermanisë dhe Majorkës - të dyja kanë nivele relativisht të ulëta të infektimit nga koronavirusi, tha Xisco Porcel, nënkryetar i Shoqatës së Hoteleve në ishujt Peguera dhe Cala Fornells të Hotelit .

Shumë njerëz që mbështeten në industrinë e turizmit në arkipelag punojnë në modelin "gjashtë muaj punë, gjashtë muaj pushim".

"Unë nuk kam marrë as një euro gjatë një muaji e gjysmë," tha Elias Suliar Nicolau, një menaxher 34-vjeçar i recepsionit në një hotel në veri-perëndim të Majorkës, të cilit i është dashur të paguajë qiranë nga kursimet e veta ndërsa pret pagesën nga një skemë shtetërore.

Ai po i shtyn ditët duke lexuar,  përfshirë "Murtajën" e romancierit francez Albert Kamy. "Ajo që nuk është e qartë për momentin është kur do të rikthehemi përsëri në normalitet," tha ai nga telefoni.

Reputacioni i Spanjës si një destinacion i sigurt pushimesh i zhvilluar për më shumë se katër dekada, që ka ndihmuar në rritjen e kontributit të turizmit në ekonomi në të ardhura për mbi 12% - tani është në rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco