Një zjarr i madh përfshiu kompaninë farmaceutike daneze Novo Nordisk

Një zjarr i madh përfshiu kompaninë farmaceutike daneze Novo Nordisk

17:42, 22/05/2024

Një zjarr i madh shpërtheu në zyrat e Novo Nordisk pranë Kopenhagenit sot, zjarri i dytë që goditi prodhuesin e Ozempic brenda një jave, siç njoftoi kompania në mediat sociale.

Një zjarr i madh ka përfshirë zyrat në Danimarkë të një kompanie farmaceutike që prodhon ilaçin e famshëm për humbjen e peshës, Ozempic.

Zjarri filloi jashtë zyrave të Novo Nordisk në Bagsvaerd, Kopenhagen, përpara se të përhapej në çatinë e një ndërtese përballë.

Novo Nordisk, e njohur gjithashtu për prodhimin e ilaçit për humbjen e peshës Ëegovy, shkroi në X se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka të lënduar.

Ky është zjarri i dytë në një javë që ka goditur kompaninë daneze të kujdesit shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco