Finlanda në alarm: Rusia zhvendos raketat balistike në kufi

Finlanda në alarm: Rusia zhvendos raketat balistike në kufi

13:16, 30/04/2024

Mediat ruse shkruajnë se Moska po planifikon dislokimin e raketave balistike afër kufirit me Finlandën.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, analistët thonë se ky është kërcënimi fundit nga shumë kërcënime ushtarake që Rusia tashmë ka bërë kundër Finlandës pas anëtarësimit të saj në NATO vitin e kaluar.

Mediat ruse njoftuan se Rusia planifikon të vendosë një sistem raketash balistike “Iskander” afër kufirit me Finlandën. Sipas tyre, kjo është një përgjigje ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO vitin e kaluar.

Analistët thonë se Finlanda po përballet me kërcënime të ndryshme sigurie nga Rusia që nga anëtarësimi i Helsinkit në NATO, i nxitur nga sulmi në shkallë të gjerë i Moskës ndaj Ukrainës.

Në fund të vitit të kaluar, mijëra emigrantë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Sirinë dhe Somalinë filluan të mbërrinin në kufirin Finlandë-Rusi për të kërkuar azil.

Helsinki mbylli kufirin në nëntor, duke akuzuar Kremlinin për përdorim të migracionit si armë. Finlanda po ndërton një gardh përgjatë një pjese të kufirit prej 1340 kilometrash me Rusinë dhe po shton patrullimet. Rusia mohon përpjekjet për të krijuar një krizë emigrantësh në kufirin finlandez. Moska e ka konsideruar anëtarësimin e Finlandës në NATO një “gabim historik” që do ta detyronte atë të merrte “kundërmasa”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco