Greqia në `luftë` me zjarret për më shumë se një javë

Greqia në `luftë` me zjarret për më shumë se një javë

08:41, 26/07/2023

Në tre fronte, konkretisht në Rodos , Korfuz dhe Karistos , vijon beteja e zjarrfikësve me flakët. Që nga mëngjesi, mjetet ajrore kanë nisur sërish punën ndërsa shkatërrimet e shkaktuara nga zjarret veçanërisht në ishullin Rodos, janë të pallogaritshme.

Zjarri është në zhvillim të plotë edhe në Korfuz, ku vendbanimet në Lutses , Palia Perithia dhe Lavki përballen me rrezikun më të madh. Shqetësimi shtohet edhe nga fakti se gjatë ditës në ishull pritet të ketë erëra.

Ndërsa në Karistos, po bëhen përpjekje për të mbajtur flakët larg fshatrave Panochori dhe Platanistos. Ndërsa ekspertet thonë se dëmet në pronë dhe në mjedis janë të pallogaritshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco