Kërcënimet nga Rusia dhe Pheniani, Koreja e Jugut dhe BE partnerë të rëndësishëm në fushën e sigurisë

Kërcënimet nga Rusia dhe Pheniani, Koreja e Jugut dhe BE partnerë të rëndësishëm në fushën e sigurisë

14:58, 22/05/2023

Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian ranë dakord sot të fillojnë dialogun strategjik midis diplomatëve të tyre të lartë për zhvillimin e një partneriteti të sigurisë.

Kjo deklaratë e përbashkët vjen mes tensioneve për pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol mbajti një samit në Seul me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, gjatë të cilit liderët ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, shëndeti dhe zinxhirët e furnizimit.

“Koreja e Jugut dhe BE janë partnerë të rëndësishëm që ndajnë vlerat universale të lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, tha Yun në një konferencë të përbashkët shtypi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco