Gjendet i vdekur në park britaniku i akuzuar për spiunazh në shërbim të Hong Kongut

Gjendet i vdekur në park britaniku i akuzuar për spiunazh në shërbim të Hong Kongut

12:51, 22/05/2024

Një burrë  i akuzuar nga policia britanike për spiunazh për shërbimet e inteligjencës së Hong Kongut, është gjetur i vdekur në një park jashtë Londrës.

Policia po heton "vdekjen e pashpjegueshme" të 37-vjeçarit Matthew Trickett, trupi i të cilit u gjet në park në Maidenhead, Berkshire, në perëndim të Londrës, të dielën, tha policia në Luginën e Thames në një deklaratë.

Trickett ishte paraqitur së bashku me dy të dyshuar të tjerë në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 13 maj, të akuzuar për shkelje të sigurisë kombëtare. Të tre u liruan me kusht.

Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar dhe shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, kanë dënuar dhe hedhur poshtë akuzat.

Marrëdhëniet midis Hong Kongut dhe ish-sundimtarit të tij kolonial, Britanisë, janë përkeqësuar vitet e fundit pas protestave masive pro-demokracisë në qytetin kinez në 2019 dhe 2020.

Qeveria britanike ka kritikuar goditjen e mbështetur nga Pekini të Hong Kongut ndaj pothuajse të gjithë opozitës në vitet pas protestave, ndërsa autoritetet e Hong Kongut kanë sulmuar Britaninë duke siguruar një strehë të sigurt për liderët pro-demokracisë të kërkuar nga policia e Hong Kongut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco