SHBA nuk gjen qetësi, shkatërron objektin e tretë fluturues brenda pak ditësh

SHBA nuk gjen qetësi, shkatërron objektin e tretë fluturues brenda pak ditësh

22:34, 12/02/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk po gjejnë qetësi nga objektet fluturuese që kalojnë në hapësirën e tyre ajrore.

Sipas mediave amerikane, ushtria amerikane ka shkatërruar një tjetër objekt fluturues ditën e sotme sipër liqenit Huron në Amerikën Veriore.

Përfaqësuesja demokrate, Elissa Slotkin në Miçigan tha se operacioni për shkatërrimin e këtij objekti u ekzekutua nga Garda Kombëtare dhe Forcat Ajrore Amerikane.

“Punë e shkëlqyer për pilotët që ndërmorën këtë mision. Ne jemi të interesuar se çfarë është ai objekt dhe se për çfarë po përdorej” – shkruan Slotkin në Twitter.

Edhe republikani Jack Bergman gjithashtu konfirmoi operacionin. Ai shkruan se “ushtria amerikane shkatërroi një tjetër objekt mbi liqenin Huron. Vlerësoj kontributin e forcave tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco