Aleati i Putinit i sanksionuar nga SHBA bën thirrje për hetim ndaj gazetarëve rusë

Aleati i Putinit i sanksionuar nga SHBA bën thirrje për hetim ndaj gazetarëve rusë

13:48, 13/07/2022

Një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, biznesmeni Yevgeny Prigozhin, i ka kërkuar Komitetit Hetimor të Rusisë që të hapë një çështje penale kundër dy gazetarëve të botimit të pavarur rus Meduza lidhur me hetimin e tij për përfshirjen e mercenarëve rusë në luftën në Ukrainë, kompani në pronësi të Prigozhin. 

Prigozhin, një oligark rus i njohur si "kuzhinieri" i Putinit mendohet të jetë forca shtytëse e grupit Wagner të mercenarëve rusë dhe ishte një nga anëtarët e elitës së Putinit të sanksionuar nga SHBA në mars pas pushtimit të Ukrainës.

Në deklaratë, Prigozhin thotë se i kërkoi Komitetit Hetimor të hapte një çështje kundër drejtoreshës së redaksisë së Meduza, Tatiana Yershova, si dhe gazetares Lilia Yapparova, për shpërndarjen e "lajmeve të rreme" për ushtrinë ruse dhe tradhtinë, bazuar në pyetjet që i dërguan atij për pjesëmarrjen e Grupit Wagner në luftën në Ukrainë.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së thanë në mars se grupi privat Wagner ishte aktiv në Ukrainën lindore.

"Pyetjet e bëra nga autorët përmbajnë informacionin e tyre fillestar se një kompani e caktuar ushtarake private Wagner është e përfshirë drejtpërdrejt në operacionin special të kryer nga Federata Ruse në territorin e Ukrainës," tha Prigozhin në një apel drejtuar Komitetit Hetues Rus.

“Nga to mund të konkludojmë se Lilia Yapparova, si dhe punonjës të Meduza-s të panjohur për mua, po përgatisin provokime masive informative kundër Rusisë, prandaj kërkoj nga ju që të nisni procedimin penal kundër personave të mësipërm”, shtoi ai.

Meduza publikoi sot një hetim ku fliste për  punët e brendshme të qeverisë ruse, duke sugjeruar se marrëdhëniet midis Prigozhit dhe Kremlinit dyshohet se ishin acaruar pak para pushtimit të Ukrainës.

Meduza publikoi gjithashtu një hetim për një njësi ushtarake speciale të krijuar në Moskë për të rekrutuar mercenarë nga rajonet ruse për të marrë pjesë në agresionin e Rusisë në Ukrainë. 

Sipas Meduza, kjo njësi financohet të paktën pjesërisht nga buxheti i Moskës dhe shpesh quhet "Regjimenti i Sobyanin" - një referencë për kryebashkiakun e Moskës Sergej Sobyanin.

Kur u pyet nga CNN në një konferencë të rregullt të mërkurën në lidhje me atë njësi ushtarake, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentonte, duke thënë se "Ne nuk dimë asgjë për të".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco