Ndalimi i abortit në SHBA, Departamenti i Drejtësisë në vend njofton krijimin e një task-force

Ndalimi i abortit në SHBA, Departamenti i Drejtësisë në vend njofton krijimin e një task-force

09:31, 13/07/2022

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar krijimin e një task-force për të mbrojtur të drejtën e grave për abortim.

Shtëpia e Bardhë specifikoi së fundmi se ekipi ka qenë duke punuar prej muajsh për t’i paraprirë Gjykatës së Lartë që ktheu ligjin e vitit 1973 “Roe v. Wade” në fund të qershorit.

“Gjykata ka braktisur 50 vite precedentësh dhe ka hequr të drejtën kushtetuese të abortit duke u mohuar kështu grave në të gjithë vendin mundësinë për të marrë vendime për trupin e tyre, shëndetin dhe të ardhmen,” thuhet në njoftim.

“Departamenti i Drejtësisë është i angazhuar që të mbrojë aksesin ndaj shërbimeve riprodhuese.”

Task-forca pritet që të marrë aksione ligjore kundër qeverive lokale dhe shtetërore që shkelin mbrojtjen federale të abortit ose vendosin dënime penale ose civile për punonjësit federalë që ndihmojnë njerëzit të abortojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco