Presidenti Shri Lankës largohet nga vendi pas trazirave të popullit

Presidenti Shri Lankës largohet nga vendi pas trazirave të popullit

23:20, 12/07/2022

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është arratisur nga vendi, pas protestave masive për krizën ekonomike të ishullit.

Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në pallatin e tij të shtunën.

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga vendi i goditur nga kriza, thanë burimet për BBC.

Protestuesit kishin kërkuar që presidenti dhe kryeministri të largoheshin ose të përballeshin me demonstrata shumë më të mëdha.

Po ashtu edhe kryeministri Rajapaksa pritet të largohet nga vendi, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Protestat janë duke u zhvilluar për disa ditë me radhë, protestuesit kanë hyrë në pallatin e presidentit, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco