“Është fati im”/ Zbulohet video me simbolin misterioz: Çfarë thoshte autori i sulmit në SHBA pak ditë më parë

“Është fati im”/ Zbulohet video me simbolin misterioz: Çfarë thoshte autori i sulmit në SHBA pak ditë më parë

18:58, 05/07/2022

Robert Crimo është arrestuar si autori i dyshuar i sulmit me 6 të vdekur në festimet e 4 korrikut ditën e djeshme në Ilinios, Çikago.

Sulmuesi kishte hipur në një çati dhe kishte qëlluar me një pushkë në drejtim të qytetarëve që kishin dalë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Po duket se sulmi ka qenë i paralajmëruar nga 22-vjeçari, pasi autoritetet kanë arritur të gjejnë një video, ku ai jep një mesazh drithërus që dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Videoja e gjatë një minutë e 38 sekonda paraqet Crimo në poza dhe vende të ndryshme me një qëndrim të çuditshëm, e po ashtu me një simbol të çuditshëm që pulson vazhdimisht në krye të videos.

Image

Simboli është një version i ‘steme’ të përdorur nga disa kulte fetare ose dhe djallëzore.

Në video Cromo shprehet: “Veprimet e mia do të jenë të guximshme. Unë e di se çfarë duhet të bëj e di se çfarë më pret, mua dhe të tjerët. Ku po shkoj? Unë nuk e di. Nuk më intereson. Nuk ka të kaluar apo të ardhme, por tani është më abstrakte nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë. E ndjej atmosferën që më shtyn  ta bëj atë dhe është e pandalshme, si një valë që më tërheq poshtë. Nuk mund të marr frymë pa të. Ajo gjë është fati i8m!”

Videoja ishte postuar në kanalin e tij në YouTube, i cili tani është fshirë nga shërbimi i transmetimit të videove për "shkelje të Udhëzimeve të Komunitetit të YouTube".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco