'Kishte shënjestër një kantier detar ku montoheshin dronë'/ Rusia 'del huq', sulmon një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

'Kishte shënjestër një kantier detar ku montoheshin dronë'/ Rusia 'del huq', sulmon një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

17:03, 28/04/2024

Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke dëmtuar infrastrukturën energjetike të zonës. Ky zhvillim u njoftua nga guvernatori lokal ukrainas Vitaliy Kim dhe vjen në një periudhë mungesash në municioneve që po vazhdojnë të pengojnë përparimin e trupave ukrainase në luftën më shumë se 2-vjeçare kundër Rusisë.

Zoti Kim tha se dronët rusë “dëmtuan rëndë” një hotel në kryeqytetin e rajonit, duke shkaktuar një zjarr që më vonë u shua. Ai shtoi se sulmi dëmtoi infrastrukturën që siguron ngrohje për qytetin, por nuk dha detaje të metejshme. Sulmi nuk shkaktoi viktima.

Agjencia Shtetërore ruse RIA shkruante se sulmi në Mykolaiv kishte në shënjestër një kantier detar ku montohen dronë detarë, si dhe një hotel ku siç pretendoi ajo, strehohen “mercenarë anglishtfolës” që kanë luftuar për Kievin. Në njoftimin e RIA-s citohej Sergei Lebedev, që njihet si koordinatori i guerilasve lokale pro-Moskës. Pretendimet e tij nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Gjithashtu të dielën në mëngjes, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 17 dronë ukrainas ishin rrëzuan gjatë natës në katër rajone në jugperëndim të vendit. Tre dronë ishin goditur pranë një depoje nafte në Lyudinovo, një qytet industrial rreth 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën, tha guvernatori Vladislav Shapsha.

Një nga dronët ukrainas dëmtoi infrastrukturën e komunikimit në provincën jugore të Rusisë Belgorod, në kufi me Ukrainën, tha më vonë të dielën guvernatori Vyachaslav Gladkov. Autoritetet nuk njoftuan për viktima.

Sulmet ruse të shtunën dhe gjatë natës duke u gdhirë e dielë plagosën të paktën shtatë civilë në të gjithë Ukrainën, sipas zyrtarëve në vend. Një grua 36-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat pasi predhat ruse të dielën në mëngjes shkatërruan shtëpinë e saj në rajonin verilindor të Kharkivit, njoftuan përfaqësues të administratës lokale. Fqinji i saj 52-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një plage në stomak.

Rajonet e Donetskut dhe Kharkivit janë përballur me përleshje të ashpra javët e fundit, ndërsa forcat ruse po kërkojnë të përparojnë përgjatë vijës së frontit prej më shumë se 1000 kilometrash, ndërkohë që mungesat në municioneve kanë penguar gjithnjë e më shumë mbrojtjen ukrainase./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco