Futi dorën në lavatriçe dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes nëna 20-vjeçare

Futi dorën në lavatriçe dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes nëna 20-vjeçare

18:14, 17/06/2022

Një nënë e re 20-vjeçare, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike kur ka futur dorën në lavatriçe teksa makina larëse ishte ende në funksion.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 20-vjeçarja braziliane Viviane Rodrigues kishte vënë lavatriçen në punë, ndërsa ndodhej në banesën e saj në Juazeiro, Brazili verilindor.

Hetuesit thanë se ajo pësoi një tronditje të madhe kur futi dorën në makinë ndërsa ajo ishte ende në punë për të tërhequr disa sende veshjesh.

Burri i saj e dërgoi me urgjencë në njësinë e urgjencës së spitalit lokal, por zonja Rodrigues – nënë e një djali nëntë muajsh – u deklarua e vdekur pas mbërritjes.

Pas një autopsie, trupi i saj u dërgua në komunitetin rural të Gameleira do Di në komunën e Campo Formoso, ku jeton familja e saj.

Ajo u varros në Gameleira do Di më 16 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco