19 fëmijë të vrarë në SHBA, Papa Françesku: Zemërthyer! Koha për t’i thënë mjaft trafikut të armëve

19 fëmijë të vrarë në SHBA, Papa Françesku: Zemërthyer! Koha për t’i thënë mjaft trafikut të armëve

17:06, 25/05/2022

Papa Françesku ka dënuar sulmin tragjik të ndodhur në një shkollë në SHBA ku një 18-vjeçar ka vrarë me armë 19 fëmijë dhe 2 të rritur.

Autori i ngjarjes tragjike Salvador Romos, student në shkollën e mesme Uvalde, u qëllua për vdekje nga policia.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Papa Françeskut i cili ka dënuar ashpër këtë ngjarje.

“Jam zemërthyer nga vrasja në shkollën fillore në Teksas. Lutem për fëmijët për të rriturit e vrarë dhe për familjet e tyre.

Është koha për t’i thënë mjaft trafikut të armëve. Le të punojmë të gjithë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më.”-ka thënë më tej ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco