Rezoluta për Srebrenicën/ Kraki: Veprimi i PS, i tmerrshëm! Rama lobues i interesave serbe

16:31, 13/05/2022

Profesor Nezir Kraki komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv votimin kundër të mazhorancës për të miratuar rezolutën që dënon masakrën në Srebrenicë. Kraki tha se veprimi i socialistëve ishte tmerrues.

Më tej ai shtoi se qeveria shqiptare në vitet e fundit nuk i ka qëndruar besnike strategjisë që konsiston me fuqizimin e shqiptarëve apo Kosovës.

Shqipëria ka humbur rrugën. Rama po bëhet lobues i interesave serbe edhe pranë aleatëve tanë.

Kur në Kuvendin e Shqipërisë votohet në vijë me agjendat apo gjeostrategjinë serbe, atëherë jemi duke ecur mbi kokë.

Nuk ka sqarim të logjikshëm dhe kjo nuk i falet mazhorancës.

Kur ishte fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Rama gati sa nuk i kërkoi falje Serbisë që këtë herë nuk rreshtohemi në krah juve.”-tha Kraki.

Profesor Kraki komentoi edhe takimin e Ramës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku u shfaq mes Vuçiç dhe Milorad Dodik.

"Në atë foto, kryeministri i Shqipërisë, flet për foto familjare. Mes Vuçiçit, ministër i Millosheviçit, dhe Dodik, fashisti më brutal nga idetë, veprimet.

Dodik mobilizohet ditë e natë në 20 vitet e fundit për ta zhbërë Bosnjën, për ta kthyer në Serbi. Rama i konsideron familje."-tha Kraki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco