Boris Johnson mbërrin në Suedi

Boris Johnson mbërrin në Suedi

12:59, 11/05/2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka mbërritur në Suedi për të nisur një udhëtim 24-orësh ku do të vizitojë edhe Finlandën.

Johnson do të takohet me liderët e të dy vendeve ndërsa ata do të shqyrtojnë nëse do të anëtarësohen në NATO dhe do të diskutojnë për përgjigjen e Evropës ndaj pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Që nga pushtimi i Ukrainës, mbështetja për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s është rritur si në Suedi ashtu edhe në Finlandë, pavarësisht historisë së tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak.

Johnson do të japë një konferencë shtypi në çdo vend, përpara se të kthehet në Angli.

Më parë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të mirëpresë Finlandën dhe Suedinë me “krahë hapur” dhe do të ketë vonesa minimale në përpunimin e anëtarësimit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco