Kim Jong-un i dërgon mesazh Putinit, kjo është përmbajtja

Kim Jong-un i dërgon mesazh Putinit, kjo është përmbajtja

09:55, 10/05/2022

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi Presidentit Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores duke shprehur solidaritetin e vendit të tij me Moskën, sipas BBC.

Në mesazhin e tij të urimit  të dërguar më 9 maj, Kim “shprehu solidaritet për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore”. Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu “shprehu besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të vazhdojnënë të jenë të qëndrueshme”.

Koreja e Veriut ka theksuar kohët e fundit lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco