Publikohet sondazhi/ Macron apo Le Pen? Ja kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

Publikohet sondazhi/ Macron apo Le Pen? Ja kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

08:21, 17/04/2022

Nëse raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të zhvillohej sot, atëhere sipas sondazheve presidenti aktual Emmanuel Macron, do të ishte fitues.

Sipas sondazhit të ri të Ipsos të publikuar në mediat franceze Macron do të merrte 55 për qind të votave të francezëve. Ndërkaq Le Pen e ekstremit të djathtë do të merrte 44 . 5%.

Hendeku është rritur me gjysmë pike nga sondazhi i mëparshëm. Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron, dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të përballen në rundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill.

Macron dhe Le Pen kanë pikëpamje shumë të ndryshme sa i përket politikës së jashtme dhe qasjes ndaj Rusisë, por edhe Bashkimit Evropian. Po ashtu ata kanë edhe pikëpamje të ndryshme lidhur me financat publike apo për investitorët e huaj.

Një fitore e Macronit do të thoshte një vazhdimësi për Francën, ndërkaq një fitore e Le Pen do të nënkuptonte ndryshime të mëdha.

Tani që Britania është larguar nga BE-ja, Franca është fuqia kryesore ushtarake e bllokut. Po ashtu, është ekonomia e dytë më e madhe, dhe largimi nga politika e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë Macronit një rol më të rëndësishëm në Evropë. Një fitore e Le Pen do ta përplaste Francën me partnerët e BE-së.

Shqetësimet kryesore për votuesit, sipas sondazheve parazgjedhore, ishin rritja e madhe e çmimeve të energjisë dhe rritja e inflacionit. Sondazhet po ashtu treguan se votuesit ishin të pakënaqur me politikat ekonomike të Macronit, edhe pse niveli i papunësisë është më i ulëti ndër vite. Po ashtu, mënyra sesi Macron ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, u tha se mund të luajë rol në këto zgjedhje, pavarësisht se kufizimet kundër COVID-19 pothuajse janë hequr të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco