Kina punëson TikTok-ers për të përmirësuar imazhin gjatë Lojërave Olimpike Dimërore

Kina punëson TikTok-ers për të përmirësuar imazhin gjatë Lojërave Olimpike Dimërore

20:44, 22/01/2022

Kina do të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike Dimorore 2022 dhe për të përmirësuar imazhin e saj ajo do të punësojë TikTok-ers perëndimorë për ta bërë këtë.

Influencuesit do të lavdërojnë dhe lartësojnë virtytet e Kinës në mediat sociale, pavarësisht bojkotimeve diplomatike të Lojërave të Pekinit për shkak të rekordit të keq me të drejtat e njeriut, raporton The Guardian.

Një ushtri influencuesish perëndimorë të mediave sociale, secili me qindra mijëra ndjekës në TikTok, Instagram ose Twitch, është vendosur të përhapë histori pozitive për Kinën gjatë gjithë Olimpiadës Dimërore të muajit të ardhshëm.

 

E shqetësuar për reagimin ndërkombëtar kundër Lojërave të Pekinit mes një vale bojkotesh diplomatike, qeveria ka punësuar profesionistë perëndimorë të marrëdhënieve me publikun për të përhapur një narrativë alternative përmes mediave sociale.

Në nëntor, ndërsa Joe Biden po mendonte një bojkot diplomatik, Vipinder Jaswal, një bashkëpunëtor i Newsweek me bazë në ShBA dhe ish-drejtues i Fox News dhe HSBC, nënshkroi një kontratë 300 mijë dollarëshe me Konsullatën e Përgjithshme të Kinës në Nju Jork për të bërë “strategji dhe ekzekutuar” një fushatë ndikuese që promovon Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore të Pekinit në ShBA.

Kontrata, e cila është regjistruar në Departamentin e Drejtësisë të ShBA-së, parashtron një strategji të detajuar të marrëdhënieve me publikun. Sipas marrëveshjes, ndërmjet 22 nëntorit dhe 13 marsit, kur mbarojnë Lojërat Paralimpike Dimërore, çdo influenceri do t’i kërkohet të prodhojë tre deri në pesë përmbajtje që është krijuar për t’iu përshtatur audiencës së synuar. Jaswal pretendon se kompania e tij ka marrë influencues, duke filluar nga ish-pjesëmarrësit në Lojësa Olimpike deri tek sipërmarrësit.

Kontrata thotë se 70% e përmbajtjes do të jetë e lidhur me kulturën, duke përfshirë historinë e Pekinit, reliket kulturore, jetën moderne të njerëzve dhe tendencat e reja. Një tjetër 20% do të theksojë “bashkëpunimin dhe çdo gjë të mirë në marrëdhëniet Kinë-ShBA”, duke përfshirë ndryshimet dypalëshe të nivelit të lartë dhe rezultatet pozitive.

 

Jaswal, i cili ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, ka marrë 210 mijë dollarë menjëherë pasi kontrata u vulos me diplomatët kinezë, tha ai për Observer. Ai i premtoi Pekinit se profesionistët e tij do të sillnin rreth 3 milionë “përshtypje” në platformat e mediave sociale që përdoren shpesh nga të rinjtë amerikanë.

Ai tha se ishte i vetëdijshëm për polemikat që rrethojnë politikat e Kinës në Xinjiang dhe Hong Kong, por “ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht të nxjerrim në pah integritetin dhe dinjitetin e Olimpiadës”, tha ai. “Bojkotet nuk ndihmojnë mirëkuptimin e ndërsjellë… Unë nuk i mbështes bojkotet. Ato janë joefektive dhe të parëndësishme.”

Për më shumë se një dekadë, Kina ka rritur përpjekjet e saj të mesazheve jashtë shtetit përmes mediave të sponsorizuara nga shteti. Ajo shpenzoi gati 60 milionë dollarë në ShBA në vitin 2020, sipas Open Secrets, një organizatë me bazë në Uashington DC që gjurmon paratë në politikën amerikane. Financimi përfshinte para për degën në ShBA të transmetuesit shtetëror CCTV dhe gazetën China Daily.

Bizneset amerikane, duke përfshirë Coca-Cola, Procter & Gamble, Airbnb, Intel dhe Visa, janë ndër 13 partnerët kryesorë të Lojërave Olimpike të ardhshme. Sponsorët e tjerë variojnë nga prodhuesi japonez i makinave Toyota, tek firma gjermane e shërbimeve financiare Allianz dhe konsulenca franceze e teknologjisë së informacionit Atos.

 

Në nëntor, organizatat e të drejtave të njeriut akuzuan sponsorët e korporatave perëndimore për “shpërdorim të mundësisë” për t’i bërë presion Kinës që të adresojë “rekordin e saj të tmerrshëm të të drejtave të njeriut”.

Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut brenda territorit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco