Politikani rus pranon se vrau një burrë, thotë se mendoi se ishte ari

Politikani rus pranon se vrau një burrë, thotë se mendoi se ishte ari

21:14, 11/08/2021

Një politikan milioner rus ka pranuar se e ka vrarë një burrë, pasi kishte menduar se ishte ari, raporton BBC.

Igor Redkin 55-vjeçar në një deklaratë për mediat ruse ka thënë se kishte dëgjuar se ishte një ari në deponinë e plehrave në fshatin Ozernovsky në Kamchatka.

Duke dashur ta trembte ariun, ai tha se kishte shtënë me armë, por më vonë “mësoi se një banor vendas ishte plagosur në zonë në të njëjtën kohë”.

 

30-vjeçari që u qëllua me armë vdiq më vonë në spital.

Një rast penal është hapur javën e kaluar.

Redkin është bashkëpronar i disa bizneseve të mëdha në Kamchatka dhe është përshkruar si një nga zyrtarët publikë më të pasur në Rusi.

Ai ka thënë se “është i gatshëm të pranojë dënimin që gjykata ia jep”.

Ai është larguar nga partia Rusia e Bashkuar, e presidentit rus Vladimir Putin,

Sipas mediumeve ruse, politikani do të kalojë dy muaj në arrest shtëpiak gjatë hetimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco