Drejtori i Policisë së Ukrainës, Igor Klimenko, tha se personi i cili kishte hyrë në ndërtesën e qeverisë me bombë dore është arrestuar
Është neutralizuar personi me bombë dore i cili kishte hyrë në ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Policisë së Ukrainës, Igor Klimenko, tha se personi i cili kishte hyrë në ndërtesën e qeverisë me bombë dore është arrestuar.
Ai njoftoi se personi, i cili është identifikuar si një ish-ushtar që ka luftuar në rajonin Donbas dhe është plagosur, mund të dënohet me 15 vite burg.
© SYRI.net