Mbetet në burg shtetasja Lyda Harris, ja pse akuzohet në SHBA

Mbetet në burg shtetasja Lyda Harris, ja pse akuzohet në SHBA

10:37, 04/08/2021

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Harris, e vënë në pranga tre ditë më parë Interpol Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.

Ndërkohë, sipas dosjes mësohet se shpallja në kërkim e kësaj shtetaseje nga autoritetet amerikane është bërë pasi ajo ka mbledhur fonde me pretendimin për të ndihmuar një person që kishte probleme shëndetësore dhe kishte nevojë për ndërhrje kirgjikale.

Sipas autoriteteve amerikane, ajo ka mbledhur një shumë të konsiderueshme parash e më pas është larguar duke i përvetësuar ato.

Nga hetimet ka rezultuar që kjo ka qenë një skemë mashtrimi pasi nuk ka pasur asnjë person të sëmurë që ka pasur nevojë për ndihmë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë /Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri) dhe me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, kanë bërë lokalizimin dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, të shtetases L. H.

Arrestimi i saj është bërë nisur nga kërkesa e ardhur nga ana e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, për arrestimin e përkohshëm të saj, me qëllim ekstradimin nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u realizua arrestimi i kësaj shtetaseje, me qëllim ekstradimin e saj nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Drejtësisë, është duke kryer të gjitha veprimet ligjore për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco