Sulmohet shtëpia e ministrit të Mbrojtjes

Sulmohet shtëpia e ministrit të Mbrojtjes

10:29, 04/08/2021

Së paku katër persona kanë vdekur pasi persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e ministrit të Mbrojtjes së Afganistanit në Kabul, raporton BBC.

Bismillah Khan Mohammadi nuk ishte në shtëpi të martën mbrëma, ndërsa kishte shpërthyer një bombë në veturë dhe ishte shtënë në drejtim të shtëpisë së tij.

Familja e tij është evakuuar sigurt dhe sulmuesit janë vrarë.

 

Sulmi vjen ndërsa luftimet po vazhdojnë në qytetet tjera kyçe afgane, ku Këshillimi i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

Forcat e sigurisë së Afganistanit kanë treguar për agjencinë “AFP” se së paku katër persona janë vrarë në sulmin, ndërsa 11 persona janë lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco