Italia rihapi shkollat në pjesën më të madhe të vendit, pas një mbylljeje 6-mujore

Italia rihapi shkollat në pjesën më të madhe të vendit, pas një mbylljeje 6-mujore

11:57, 14/09/2020

Pas një mbyllje gjashtëmujore, më e gjata në Evropë, Italia rihapi shumicën e shkollave të saj të hënën.

Janë hapur shkollat vetëm në 13 rajone ndërsa 7 të mbeturat e kanë shtyrë për një datë tjetër të pa caktuar ende.

“Ekziston një ndjenjë e madhe e entuziazmit nga ana e ne mësuesve dhe e fëmijëve. Ne jemi shumë të lumtur që e shohim njëri-tjetrin përsëri, por është gjithashtu një luftë për të mos u afruar shumë, ”tha Patrizia Zucchetta, një mësuese e shkollës fillore në Romë.

Duke luftuar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, qeveria mbylli shkollat e në fillim të marsit. Përpjekjet për t'i bërë klasat përsëri të sigurta dhe për të kufizuar mundësinë e infektimit ka shkaktuar debat në Itali.

"Në fillim do të ketë probleme," tha të dielën kryeministri Giuseppe Conte.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se 59% e të gjithë mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme të Italisë janë të moshës mbi 50 vjeç - më e larta në botën perëndimore dhe kjo sjell një rrezik të lartë infektimi.

Që nga fillimi pandemisë në Itali kanë humbur jetën rreth 35 mijë persona, një nga numrat më të lartë me viktima në botë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco