Toni Bler dhe Sir John Major kërkesë parlamentit, mos e votoni projekt-ligjin e Boris Johnsonit

Toni Bler dhe Sir John Major kërkesë parlamentit, mos e votoni projekt-ligjin e Boris Johnsonit

13:34, 13/09/2020

Ish-kryeministrat e Britanisë Toni Bler dhe Sir John Major i kanë kërkuar parlamentit të hedhë poshtë projekt-ligjin e propozuar nga Boris Johnson për një tërheqje nga BE pa marrëveshje.

Kryeministri ka thënë se Bashkimi Evropian po kërcënon të vendosë një kufi doganor në Detin Irlandez, duke ndarë Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Z. Bler dhe Sir John e kanë akuzuar qeverinë për "turpërimin" e Mbretërisë së Bashkuar.

Projekt-ligji i Tregut të Brendshëm do të debatohet në Commons të hënën.

Projekt-ligji do të ishte në kundërshtim me Marrëveshjen e Tërheqjes, të nënshkruar nga MB dhe BE në fillim të këtij viti.

Nëse projekt-ligji bëhet ligj, kjo do t'u jepte ministrave të Mbretërisë së Bashkuar kompetenca për të modifikuar ose "mos zbatuar" rregullat në lidhje me lëvizjen e mallrave midis Britanisë dhe Irlandës së Veriut që do të hyjnë në fuqi nga 1 Janari, nëse MB dhe BE nuk janë në gjendje të bëjnë një marrëveshje tregtare .

Duke shkruar në Sunday Times, Sir John dhe Z. Bler - përkatësisht ish-kryeministra konservatorë dhe laburistë - thanë se veprimet e qeverisë ishin "të papërgjegjshme, të gabuara në parim dhe të rrezikshme në praktikë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco