Vlerësohet si ‘autori më i mirë i vitit’ Besnik Mustafaj

Vlerësohet si ‘autori më i mirë i vitit’ Besnik Mustafaj

13:37, 16/11/2019

Po zhvillohet në ambientet Pallatit të Kongreseve ceremonia e ndarjes së çmimeve në Panairin e Librit 2019.

Çmimi parë “Autori më i mirë i vitit” ka shkuar për shkrimtarin Besnik Mustafaj me librin “Dëmtuar rrugës”.

Mustafaj u shpreh se: Jam shumë i nderuar, unë dua të falenderoj ideatorët dhe organizatorët. E konsideroj këtë çmim si një vertëtim të vendimit tim për të lënë politikën e për të iu përkushtuar letërsisë.

Çmimi përkthim më i mirë jepet nga anëtari i jurisë Parid Teferici dhe me këtë çmim u vlerësua Korab Hoxha përkthyesi më i mirë. Me përkthimin e librit me poezi dhe proza të shkurtra të autores Marina Svetajeva.

Cmimi Letërsia e Memories jepet nga anëtari jurisë Agim Baci dhe i është dhënë autorit autorit Lek Tasi.

Çmimi i posaçëm që jepet nga Ambasada Franceze për përkthimin më të mirë frëng i është dhënë Saverina Pasho me librin e Millan Kunderës Lehtësia e Padurueshme e Qenie.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco