Më 27 shkurt 1879 u botua 'Alfabetarja e gjuhës shqipe'

Më 27 shkurt 1879 u botua 'Alfabetarja e gjuhës shqipe'

07:56, 28/02/2024

Më 27 shkurt 1879, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe".

Ky botim u bë i mundur në sajë të nismës së Sami Frashërit, të Jani Vretos e të Pashko Vasës. “Alfabetarja e gjuhës shqipe” nuk përfaqëson një abetare tipike, pasi përfshin një sërë shkrimesh me natyrë didaktike, me autorësinë e nismëtarëve. Në mbrujtjen e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë (vëllezërit Frashëri), katolikë (Vasa) dhe ortodoksë (Vreto), të cilët u prinë nga ideali i atdhedashurisë.

Kjo vepër me vlera të larmishme, është themelehedhëse e procesit ripërtëritës dhe ripërcaktues të gjuhësisë shqiptare. Alfabetarja iu dhurua Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili dinte të fliste shqip.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco