Musk njofton se videot e gjata së shpejti do të jenë të disponueshme në televizorët inteligjentë

Musk njofton se videot e gjata së shpejti do të jenë të disponueshme në televizorët inteligjentë

19:50, 10/03/2024

Videot e gjata së shpejti do të jenë të disponueshme edhe në televizorët inteligjentë, ka njoftuar miliarderi Elon Musk.

Ky lajm vjen pas raportimit se rrjeti social X ka planifikuar që javën e ardhshme të prezantojë një aplikacion televiziv për përdoruesit e Amazon dhe Samsung.

Ndryshe, platforma ka prezantuar një version të hershëm të thirrjeve me audio dhe video për disa përdorues tetorin e kaluar, pasi Musk kishte thënë se po planifikon ta kthejë atë në një aplikacion që ofron shërbime të ndryshme nga mesazhet deri te pagesat.

Por, siç duket, veçoria e radhës e aplikacionit do të jetë shfaqja e videove në televizorë, shkruan Reuters.

“Së shpejti”, tha Musk në një përgjigje ndaj postimit të një përdoruesi në X se videot e gjata do mund të shikohen direkt në televizora inteligjentë.

Bëhet e ditur se në përpjekjen për t’u bërë një platformë video, X ka krijuar partneritete me ish-komentatorin e Fox, Tucker Carlson, dhe ish-moderatorin e CNN-, Don Lemon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco