WhatsApp prezanton veçorinë e re të aplikacionit për mesazhet

WhatsApp prezanton veçorinë e re të aplikacionit për mesazhet

15:19, 25/03/2024

WhatsApp krijoi funksionin e ri për t’ju bërë ‘Pin’ mesazheve në biseda individuale dhe në grup në dhjetor 2023. Mesazhet ‘Pin’ do të shfaqen në krye të bisedës, pikërisht poshtë emrit dhe imazhit të personit ose grupit.

Sidoqoftë, përdoruesit mund të bënin ‘Pin’ vetëm një mesazh brenda një bisede. Në fillim të këtij muaji, u raportua se WhatsApp po testonte një veçori që i lejonte përdoruesit të bënin ‘Pin’ mesazhe të shumta brenda një bisede. Platforma e mesazheve sociale në pronësi të Meta e ka njoftuar sot zyrtarisht këtë veçori.

WhatsApp tani i lejon përdoruesit të bëjnë ‘Pin’ deri në tre mesazhe brenda një bisede, konfirmoi kompania përmes kanaleve të saj zyrtare WhatsApp dhe mjeteve të tjera të mediave sociale.

Gjithashtu, ata do të mund të zgjedhin kohëzgjatjen për të cilën do ta gozhdojnë mesazhin me tre opsione, 24 orë, 7 ditë dhe 30 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco