Teatri i Gjilanit kërkon mbi 100 mijë euro për funksionim

Teatri i Gjilanit kërkon mbi 100 mijë euro për funksionim

11:41, 19/01/2019

Pesëdhjetë e pesë mijë euro të cilat drejtoria e Kulturës së Gjilanit i kishte ndarë në majin e vitit 2018 për Teatrin e qytetit nuk kanë qenë të mjaftueshme të paguhen edhe pesë paga të dymbëdhjetë aktorëve të ansamblit.

Tridhjetë e pesë mijë euro është shuma të cilën menaxhmenti i këtij Teatri ka paguar për borxhet akumuluese. Ndërkohë, llogaritë kanë devijuar kur janë ekzekutuar pagesat për aktorët.

Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, ka thënë se ky problem është shkaktuar nga statusi i aktorëve të cilët janë klasifikuar si punonjës me marrëveshje për shërbime të veçanta.

“Shuma prej 55 mijë eurosh nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i kryer të gjitha borxhet e trashëguara dhe për me vazhdu me funksionu për 12 muaj me rregull. Kjo është shumë e vogël, sepse Teatrit i duhen afërsisht 100 mijë euro , edhe pse kjo shumë është e vogël krahasim me nevojat dhe kërkesat tona, por rreth kësaj shume ne dyqysh do ia dalim, tu mos mbet borxhe kaq të mëdhaja në funksionim” ka thënë Zymberi për emisionin Express në KTV.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Kulturës në Komunën e Gjilanit, Shpresa, thotë se aktorët marrin paga në bazë të subvencioneve.
Të gjitha shpresat për zgjidhjen e këtij problemi financiar mbeten në mbledhjen që Asambleja Komunale do ta mbajë më 31 janar të këtij viti, e ku aty do të diskutohet edhe buxheti për Teatrin.

Aktorët javë më parë, kanë nisur provat e shfaqjes “Kërkuesit” që do të prezantohej premierë në festivalin tradicional “Flaka e janarit”, mirëpo ato janë ndërprerë, për shkak të mospagesës ndaj punës të cilën e bëjnë.

Teatri i Gjilanit në shtatorin e vitit që lamë pas, kishte rikthyer repertorin e rregullt të shfaqjeve.
Menaxhmenti i teatrit beson që deri në fund të janarit do të bëhet zgjidhja e problemit rreth pagave të aktorëve, në mënyrë që ata t’i kthehen skenës për inskenimin e shfaqjeve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco