Kina në kaos/ Apple me plane të reja për zhvendosjen e prodhimit të iPhone

Kina në kaos/ Apple me plane të reja për zhvendosjen e prodhimit të iPhone

16:36, 05/12/2022

Në javët e fundit, Apple Inc. ka përshpejtuar planet për zhvendosjen e një pjese të prodhimit jashtë Kinës, vendit që për një kohë të gjatë dominon zinxhirin furnizues që prodhoi telefonat e kompanisë më të vlefshme në botë, thonë personat e përfshirë në këto diskutime.

Kompania amerikane u ka thënë furnizuesve të tyre që të jenë më aktiv në planifikimin e montimit të produkteve të Apple në vende të tjera aziatike, veçanërisht në Indi dhe Vietnam – bëjnë të ditur këta persona, duke shikuar gjithashtu edhe në reduktimin e varësisë ndaj montuesve tajvanez të udhëhequr nga Foxconn Technology Group.

Kaosi në vendin e quajtur iPhone City ka ndihmuar në shtyrjen e zhvendosjes së Apple.

Në “qytetin brenda një qyteti” në Kinë, në fabrikën e udhëhequr për prodhimin e iPhone dhe produkteve të Apple punojnë 300 mijë punëtorë.

Në një pikë, vetëm kjo fabrikë prodhoi rreth 85 për qind të linjës Pro t1% iPhone-ëve, sipas firmës Counterpoint Research të cilët bëjnë kërkime mbi tregun, transmeton Telegrafi.

Fabrika e Zhengzhou u shokua nga protestat e dhunshme në fund të muajit nëntor.

Në videot e postuara në internet, punëtorët e nervozuar mbi pagat dhe kufizimet e Covid-19, mund të shiheshin duke hedhur gjësende të ndryshme dhe duke thirrur “Ngrituni për të drejtat e juaja!”.

Videoja shfaq edhe prezencën e policisë së trazirave.

Lokacioni i njërës prej videove ishte verifikuar nga agjencia e lajmeve dhe shërbimi për verifikimin e videove Storyful.

The Wall Street Journal i vërtetoi ngjarjet e shfaqura në video së bashku me punëtorët e fabrikës.

Protestat në “iPhone City”, fabrika e Foxconn dhe Apple në Zhangzhou

Sipas analistëve dhe njerëzve në zinxhirin e furnizimit të Apple, pas një viti ngjarjesh që dobësuan statusin e Kinës si një qendër e qëndrueshme prodhuese, do të thotë se Apple nuk ndihet më rehat duke pasur kaq shumë punë të lidhura në një vend.

“Në të kaluarën, njerëzit nuk i kushtonin vëmendje rreziqeve të përqendrimit”, deklaroi Alan Yeung, i cili është një ish-ekzekutiv amerikan për Foxconn. “Tregtia e lirë ishte normë dhe gjërat ishin shumë të parashikueshme. Tani ne kemi hyrë në një botë të re”, shtoi ai.

Apple u tha partnerëve të tyre të prodhimit se kompania dëshiron që të fillojë të përpiqet që të kryejë edhe më shumë punë të tilla jashtë Kinës.

Nëse vende si India dhe Vietnami nuk mund të bëjnë gjithashtu NPI, këto vende do të mbeten të mbërthyer duke luajtur rolin e dytë, thonë specialistët e zinxhirit të furnizimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco