E jashtëzakonshme, Zuckerberg u bë 11 miliardë dollarë më i pasur vetëm për një ditë

E jashtëzakonshme, Zuckerberg u bë 11 miliardë dollarë më i pasur vetëm për një ditë

22:26, 02/05/2022

Themeluesi dhe CEO i Meta Mark Zuckerberg është 11 miliardë dollarë më i pasur, duke e bërë atë sërish një nga dhjetë njerëzit më të pasur në botë.

Më 28 prill, vlera e Metës, që zotëron Instagramin dhe Facebookun, u rrit me 17%.

Me këtë, Zuckerberg u bë më i pasur për 11 miliardë dollarë në vetëm një ditë.

Wall Street kishte pritur që Meta të kishte rritjen më të ngadaltë ndër vite në tremujorin e parë të vitit, por investitorët ishin shumë të kënaqur kur panë një rritje të numrit të përdoruesve, që është një nga kriteret kryesore.

Rënia e mëparshme e vlerës së aksioneve ndikoi në vlerën e pasurisë së Zuckerberg.

Dy muaj më vonë, ai është sërish në mesin e dhjetë njerëzve më të pasur në botë.

Pasuria e tij tani vlen 65 miliardë dollarë. Konkurrenti më i madh i Facebook tani është TikTok, dhe ai sfidohet nga ndryshimet në politikën e sigurisë të Apple, si dhe bllokimi i Instagram dhe Facebook në Rusi, shkruan CNN.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco