Sa prapa na la komunizmi

Sa prapa na la komunizmi

12:19, 07/01/2022

Profesori dhe politologu Nexhmedin Spahiu ka bërë një krahasim interesant, duke vërejtur se sa prapa e ka kthyer komunizmi kombin shqiptar.

Ai ka treguar se si është zvogëluar në mënyrë drastike numri i politologëve shqiptarë ndër vite, në regjime të ndryshme.

“Interesante: dyfish më shumë politologë shqiptarë ka patur më 1912 se sa 80 vite më mbas më 1992. Shihni se sa i ka kthyer mbrapa komunizmi viset shqiptare. Më 1992 në Kosovë kishim më pak se 10 politologë të diplomuar në Beograd, Zagreb e Lubjanë: Mahmut Bakallin, Ukshin Hotin, Ramush Tahirin , Llukman Halilin , Belul Beqajn , Salih Kelmendin , Martin Berishajn e ndonje tjetër që mund ta kem harruar, por në Shqipëri nuk kishim asnjë.”, ka shkruar Spahiu në një postim në Facebook.

“Shihni para një shekulli listën e studentëve shqiptarë të Shkencave Politike në Universitetin e Stambollit në vitin akademik 1909/1910:

Abidin Nepravishta nga Vlora, 2) Bahri Karagjozi nga Gjirokastra, 3) Bahri Omari nga Gjirokastra, 4) Faik Dishnica, 5) Hajri Çani nga Gjirokastra, 6) Hysni Çabeu nga Gjirokastra, 7) Ibrahim Et’hem Leskoviku, 8)Ihsan Murati nga Ohri, 9) Ismail -Vehbi Leskoviku, 10) Izet Prizreni , 11) Mahmud-Nedim Përlepja, 12) Mehmet -Mit’hat Janina, 13) Mustafa -Asim Merlika nga Kruja, 14) Myin Myezini nga Vlora, 15) Sulejman -Ruhi Përmeti, 16) Shaban Shevqet Vuçiterni, 17) Shevqet Leskoviku, 18) Xhafer Tefik Frashri (Vila), 19) Zyhdi Karagjozi nga Gjirokastra.”, ka përmendur më tej emrat e tjerë, politologu nga Kosova, Nexhmedin Spahiu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco