MKRS mbështet 9 teatro të qyteteve, ja shifra e përfitimit

MKRS mbështet 9 teatro të qyteteve, ja shifra e përfitimit

16:28, 08/10/2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbështet financiarisht teatrot e qyteteve përmes memorandumeve të bashkëpunimit, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Shuma e tërësishme e përkrahjes është 225,000 euro.

Përmes këtyre memorandumeve do të mbështeten gjithsej 9 teatro me nga 25,000 euro.

Teatrot që kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit janë: Teatri i Qytetit të Mitrovicës; Teatri i Qytetit të Prizrenit; Teatri i Qytetit të Gjilanit; Teatri i Qytetit të Pejës; Teatri i Qytetit të Gjakovës; Teatri i Qytetit të Vushtrrisë; Teatri i Qytetit të Podujevës; Teatri i Qytetit të Ferizajt; dhe Teatri Dodona - Prishtinë.

Postimi:


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco