Devis Xherahu risjell këngën e famshme greke në versionin shqiptar

Devis Xherahu risjell këngën e famshme greke në versionin shqiptar

14:14, 09/06/2021

Ditën e sotme i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu.

Ai foli në lidhje me projektin e tij të fundit, këngën e titulluar ‘Ti o ëngjëll’.

Kjo këngë, e cila është një version i këngës së njohur greke 'Aggele mou', vjen në versionin shqipëtar.

Kënga vjen në një duet me një nga këngëtarët më të njohur grek Panos Psaltis.

Ndër të tjera, Devisi tregoi se me Panon njihej më herët.

"Me Panon jemi shokë të vjetër, kemi kënduar bashkë në disa lokale në Greqi, në Selanik, e kemi ruajtur shoqërinë dhe takoheshim shpesh.

Para dy muajsh po kthehesha nga Tirana në Korçë dhe dëgjova edhe njëherë këngën e tij hit, në atë moment I telefonova dhe i tregova se kënga e tij dëgjohej akoma, dhe ne kishim folur për një bashkëpunim, dhe aty i dhamë drejtim” tregoi Devisi.

Në lidhje me planet e ardhshme ai tha se ka disa gjëra në mendje por akoma nuk ka asgjë konkrete.

Mirëpo duket se jo vetëm publiku shqiptar e ka pritur mirë këtë bashkëpunim por edhe ai grek.

Devisi tregoi gjithashtu se kënga pati një impakt shumë të mirë, numëron rreth 50 mijë klikime në pak ditë, dhe madje kjo këngë duket se ka ndikuar pozitivisht dhe në rezervimet e tij të datave të evenimenteve dhe koncerteve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco