Artisti 5 herë grevist alarmon ministrin Çeku te dera e MKRS-se, për sllavizmin e Teatrit Kombëtar

Artisti 5 herë grevist alarmon ministrin Çeku te dera e MKRS-se, për sllavizmin e Teatrit Kombëtar

12:48, 24/05/2021

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është fotografuar i ulur bashkë me një aktorit grevist, Sokol Plakollit përpara objektit të MKRS-së.

Çeku duket se po ia dëgjon hallet këtij të fundit, derisa shihen të ulur bashkë, shkruan Syri.net Kosova.

I mbështjellur me thes të mbeturinave, kandidati për udhëheqës artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Sokol Plakolli po mban grevë urie para MKRS-së, duke kundërshtuar anulimin e konkursit për udhëheqës artistik të TKK-së.

Pasi ministri ia dëgjoi hallin, reagoi edhe vet Plakolli, përmes rrjeteve sociale.

Nga 5 greva sa kam realizuar deri tani Ministri Hajrulla Çeku është i pari dhe i vetmi ministër i cili në orët e para vizitoi grevën e cila filloj sot nga ora 9.00.

“Në rrethana të grevës diskutuam bashkërisht disa nga specifikat e problematikave të teatrit me theks të veçantë sllavizimin e TKK së dhe anulimin, shtyrjen më shumë se 3 herë të pozitës së udhëheqësit Artistik në TKK. Pozitë kjo e cila nga 2019 - ta mbahet e hapur” shkroi Plakolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco