In Memoriam: Dhimitër Orgocka (1936-2021)

In Memoriam: Dhimitër Orgocka (1936-2021)

18:07, 03/01/2021 Nga Enver S. Morina

“Mjeshtri i madh”, regjisori i njohur dhe aktori Dhimitër Orgocka ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Në mesqershorin e vitit 2019 dy interpretimet e Dhimitër Orgockës në filmat e para vitit 1972 u bënë shkas që të takoj në Korçë për një intervistë. Nën “petkun” e Uranit në filmin “Horizonte të hapura”  (1968) interpretoj personalitetin e Adem Rekës, dhe katër vjet më pas rolin e Bato Kolanecit në filmin “Yjet e netëve të gjata” (1972). Që të dy filma të realizuar nga regjizori Viktor Gjika. Të dy filmat me skenar të bazuar në reportazhet e shkrimtarit Dritëro Agolli, njëkohësisht të bazuar në ngjarje të vërteta. 

Angazhimit e parë si aktor filmi Dhimitër Orgocka e nis me një rol kryesor, për të vazhduar më tej në disa interpretime joprotagoniste. I njohur mbi të gjitha si regjizor teatri, në bisedën e gjatë shkëpusim një fragment në lidhje me dallimet dhe gërshëtimet mes një aktori filmi dhe aktori teatri: “Ka një dallim mes aktorit të filmit dhe aktorit të teatrit. Kur flasim për aktorin, ka një dallim në mes.

Filmi kërkon të jesh më konkret, më i besueshëm dhe më i përmbajtur në interpretim, teatri kërkon të jesh pak më ekspresiv.

Më këtë rast të t’kujtoj një gjë: erdhi një herë Ramiz Alia në Korçë. Në teatër. Pyeti një aktor: si e mendoni juve cili është më i rëndësishëm filmi apo teatri? Dhe ai u mendua e tha: për mua më i vështirë është teatri se filmi. Dhe kishte të drejtë.

Në film xhiron një planë, një herë tjetër ka nevojë të jetë më i besueshëm, e më organik e të tjera, e të tjera, por në qoftë se ky plan nuk del e bënë një plan tjetër, por në teatër nuk e bënë dot këtë gjë.

Teatri filloj, mbaroj pjesa duhet të jesh i impenjuar atje nga fillimi deri në fund. Duhet të japesh maksimumin Tënd ...”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco