'The Next Batman', superheroi i ri do të jetë me ngjyrë

'The Next Batman', superheroi i ri do të jetë me ngjyrë

17:30, 03/01/2021

Fansave të librave vizatimorë iu është konfirmuar që një seri vëllimesh me Batmanin, do të kenë premierën e madhe në muajin janar.

Po ashtu u zbulua se poshtë kostumit të superheroit, për herë të parë do të jetë një njeri me ngjyrë, Timothy Fox, një nga djemtë e Lucius Fox, një bashkëpunëtor biznesi i Bruce Wayne, Batmanit origjinal.

Timothy Fox do të shfaqet si heroi i “The Next Batman”, një seri me katër botime e shkruar nga John Ridley, skenaristi i “12 Years a Slave”.

Seria e librave vizatimorë do të publikohet në janar dhe shkurt dhe në të përpos Batman, do të hasen edhe disa heronj të rinj si Jonathan Kent, djali i Njeriut prej Çeliku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco