Kino Armata, vazhdon me shfaqjen e filmit 'Inside Out'

Kino Armata, vazhdon me shfaqjen e filmit 'Inside Out'

11:51, 02/11/2020

Ka vazhduar moduli i ri i Neo School, platformës joformale edukative të organizuar nga Kino Armata, me shfaqjen e filmit "Inside Out" (2015) për nxënësit e Shkollës Fillore "Meto Bajraktari" në Prishtinë dhe Shkollës Fillore "Bedri Gjina" në Mitrovicë. 

Profesoresha Linda Hoxha nga Departmenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës debatoi pas filmit me rreth 60 nxënës mbi rëndësinë e menaxhimit të emocioneve te fëmijët dhe të rriturit.

Në periudhën tetor-dhjetor 2020, grupeve të organizuara nxënësish të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës do t’u ofrohen shfaqje falas të filmave të luajtur, dokumentarë ose të shkurtë mbi temat e 1. Shëndetit mendor, 2. Gjithëpërfshirjes, 3. Metodave të mësimdhënies dhe 4. Mjedisit. Ekspertët e fushave nga sipër do të ligjërojnë dhe debatojnë me nxënës mbi filmat dhe temat e trajtuara.

Thirrja për të gjithë udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit e interesuar për pjesëmarrje mbetet e hapur; krejt çka duhet bërë është plotësimi i formës së mëposhtme, në mënyrë që Kino ARMATA të ju kontaktoj për hapat e mëtutjeshëm:

Ky projekt është financuar nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyres së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut, dhe partnerët tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco