Librit 'Dardania–Antika, Mesjeta' në bibliotekat e Kosovës

Librit 'Dardania–Antika, Mesjeta' në bibliotekat e Kosovës

10:47, 11/09/2020

Në Gjakovë dhe Deçan fillon shpërndarja e  500 ekzemplarëve të librit historiografik “Dardania – antika, mesjeta” të Jusuf Buxhovit. Ky donacion  për bibliotekat rajonale  të Kosovës vjen nga farmacisti Milaim Abdullahu. 

 Kjo veprimtari donatore ndër të rrallat ndër ne, që pritet të përmbyllet nga funi i këtij muaji, do të përcillet edhe me veprimtari përkatëse kulturore.

Kështu, në Gjakovë, pas dorëzimit të 20 ekzemplarëve të librave Bibliotekës  së Qytetit “Ibrahim Rugova”, në orën 12, Shoqata e intelektualëve “Jakova”, në ambientet e hapura të “Hanit të Haraçisë” bën promovimin e librit.

Veprimtaria donatore e autorit do të vazhdojë edhe në Deçan në orën 14 në Bibliotekën e Qytetit, me ç'rast do të mbahet edhe një bisedë me intelektualët rreth librit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco