Skandali merr dhenë/ ‘Bota po mendon si të rihapë teatrot në pandemi, Shqipëria i shemb’

Skandali merr dhenë/ ‘Bota po mendon si të rihapë teatrot në pandemi, Shqipëria i shemb’

20:11, 20/05/2020

Ndërsa Italia po mendon se si të rihapë teatrot për shkak të pandemisë së koronavirusit, Shqipëria po i shemb ato.

Kështu shkruan revista e madhe italiane, L’Espresso, duke iu referuar ngjarjes skandaloze të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ngjarja ka bërë shumë bujë në mediat serioze ndërkombëtare.

Shqipëria vazhdon të befasojë për keq në skenën evropiane. 

Si mund të shembësh një teatër në pandemi? Si mund të rrënosh një trashëgimi për të ngritur qendra tregtare? Si mund të angazhosh policinë kundër artit? 

Është sikur të shembësh Koloseun, thonë italianët. Një aksion si komandot e Hitlerit, shtojnë gjermanët.

Këto pyetje kaq të rënda të medias së huaj janë një damkë që për ironi mund të bjerë edhe mbi kurrizin e shqiptarëve, kur fajtorët janë vetëm dy: Edi Rama dhe Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco