Ferrari po e sheh gjithnjë e më shumë Kampionatin Botëror të Konstruktorëve si objektivin kryesor të sezonit në Formula 1. Pas Çmimit të Madh të Belgjikës, në Maranelo janë të bindur se kanë identifikuar dobësinë e Mercedesit dhe besojnë se kanë mundësinë ideale për t'u rikthyer në majën e botës.
Arma më e fortë e skuadrës italiane nuk konsiderohet vetëm shpejtësia e SF-26, por mbi të gjitha besueshmëria e saj. Ndryshe nga Mercedesi, që ka vuajtur nga probleme teknike, penalizime dhe luhatje në performancë, Ferrari ka treguar vazhdimësi dhe stabilitet në çdo pistë.
Pikërisht gara në Belgjikë nxori në pah këtë diferencë, me makinën italiane që ruajti ritmin dhe shmangu problemet që penalizuan rivalët.
Një tjetër pikë e fortë e Ferrarit është edhe dyshja e pilotëve. Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton po sigurojnë vazhdimisht pikë të rëndësishme për skuadrën, duke e bërë Ferrarin një nga ekipet më të qëndrueshme të sezonit. Leclerc vazhdon të luftojë për podiumet, ndërsa eksperienca e Hamiltonit ka rezultuar vendimtare në rikuperimin e pozicioneve dhe grumbullimin e pikëve të vlefshme.
Në Maranelo besojnë se edhe momenti i vështirë që po kalon George Russell i ka dhënë një avantazh të rëndësishëm Ferrarit. Rezultatet zhgënjyese të britanikut, të shoqëruara me penalizime dhe incidente, kanë ngushtuar diferencën në renditjen e konstruktorëve.
Me Red Bull që nuk po dominon më si në sezonet e fundit dhe Mercedesin që vazhdon të shfaqë luhatje, Ferrari është i bindur se titulli botëror i konstruktorëve nuk është më vetëm një ëndërr, por një objektiv plotësisht i arritshëm në gjysmën e mbetur të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: