Juventusi është shumë pranë transferimit të mbrojtësit boshnjak, Tarik Muharemovic, një lëvizje që sipas raportimeve është ndihmuar edhe nga ndërhyrja e Kenan Yildiz.
Emri i Muharemovic-it ka qenë prej kohësh në orbitën e klubit bardhezi, sidomos pas vlerësimit të drejtuesve dhe njohjes së tij të mirë nga Sassuolo. Po ashtu, një klauzolë e mëparshme i garanton Juventusit 50% të kartonit në rast rishitjeje, gjë që ka ulur ndjeshëm koston e operacionit.
Sipas “Tuttosport”, roli vendimtar në këtë afrimitet ka ardhur nga Kenan Yildiz, i cili e njeh mirë mbrojtësin që nga koha e tyre te Juventus Next Gen. Futbollisti turk ka ushtruar presion pozitiv mbi Muharemovic=in, duke e bindur atë të rikthehet në Torino dhe t’i bashkohet projektit të Juventusit.
Sa u përket shifrave të transferimit, operacioni pritet të kushtojë rreth 18 milionë euro në total, prej të cilave 16 milionë janë të garantuara dhe 2 milionë në formë bonusesh.
Mbrojtësi i lindur në vitin 2003 pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me pagë rreth 2 milionë euro neto në sezon, duke u bërë një nga investimet e rëndësishme të klubit për të ardhmen e repartit difensiv.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: