Napoli ka zyrtarizuar emërimin e Massimiliano Allegrit si trajner të ri të ekipit të parë. Klubi italian ka bërë të ditur se tekniku ka firmosur një kontratë që e lidh me Napolin deri më 30 qershor 2029.
Në njoftimin zyrtar, Napoli i ka uruar mirëseardhjen trajnerit italian, i cili rikthehet në një aventurë të re pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në pankina të ndryshme të futbollit italian.
Allegri e nisi rrugëtimin e tij si trajner në sezonin 2003/04, ndërsa në vitin 2007/08 arriti një sukses historik me Sassuolon, duke e ngjitur për herë të parë në Serie B dhe duke fituar gjithashtu Superkupën e Serie C1.
Më pas, ai debutoi në Serie A me Cagliarin, ku e mbylli kampionatin në vendin e nëntë dhe u vlerësua me çmimin “Panchina d’Oro” për trajnerin më të mirë.
Në vitin 2010, Allegri mori drejtimin e Milanit, me të cilin fitoi kampionatin e 18-të në historinë e klubit dhe Superkupën e gjashtë italiane.
Nga viti 2014 deri në 2019, ai drejtoi Juventusin, ku fitoi pesë tituj radhazi në Serie A, katër Kupa të Italisë dhe dy Superkupa. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe arriti dy herë në finalen e Champions League.
Më pas, ai u rikthye sërish te Juventusi, duke fituar Kupën e Italisë në vitin 2024, ndërsa sezonin e kaluar ka drejtuar Milanin, të cilin e mbylli në vendin e pestë në kampionat.
Napoli e mbylli njoftimin me një mesazh mirëseardhjeje: “Mirë se vjen, mister Allegri!”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: