Lajmi i fundit

Dita 11 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Skandali me arbitrin Artan, FIFA nën sulm: Kjo tregon sa e nënshtruar është ndaj vendit pritës

Skandali me arbitrin Artan, FIFA nën sulm: Kjo tregon sa e nënshtruar është ndaj vendit pritës

16:32, 10/06/2026

Rasti i arbitrit somalez, Omar Artan, vazhdon të shkaktojë debate të forta në prag të Kupës së Botës 2026. Gjyqtari afrikan, i cili ishte përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar disa ndeshje të turneut, u refuzua nga autoritetet amerikane, duke mos u lejuar të hynte në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja ka nxitur kritika të ashpra ndaj FIFA-s dhe mënyrës se si ajo e menaxhoi situatën.

Mediet franceze, veçanërisht RMC Sport, kanë drejtuar gishtin nga federata ndërkombëtare, duke e akuzuar se nuk e mbrojti një nga arbitrat e saj më të vlerësuar. Sipas tyre, FIFA ka përgjegjësinë për akreditimin dhe mbështetjen e zyrtarëve të garës, por në këtë rast nuk ndërmori asnjë hap konkret për të gjetur një zgjidhje me autoritetet amerikane.

“FIFA e la në mes të rrugës. Ajo duhej të kishte ndërhyrë dhe të kishte kërkuar një zgjidhje, por thjesht pranoi faktin se Artan nuk mund të stërvitej apo të arbitronte. Kjo tregon sa e varur dhe e nënshtruar është ndaj vendit pritës”, shkruan RMC Sport.

Kritikat bëhen edhe më të forta duke pasur parasysh profilin e arbitrit. Artan u shpall arbitri më i mirë afrikan i vitit 2025 dhe ishte zgjedhur nga vetë FIFA për të qenë pjesë e Kupës së Botës. Për këtë arsye, shumë zëra mendojnë se organizata duhej të kishte luftuar më fort për të garantuar praninë e tij në turne.

Sipas medies franceze, ndaj arbitrit mund të ketë pasur edhe presion indirekt për të mos komentuar publikisht çështjen. “Ai e di se një kritikë e hapur mund të rrezikojë të ardhmen e tij në arenën ndërkombëtare. Ky është një sistem që, në këtë rast, ka diçka pothuajse autoritare”, thekson RMC Sport.

Ndërkohë, polemikat rreth këtij rasti vazhdojnë të hedhin hije mbi organizimin e Kupës së Botës 2026 dhe raportet mes FIFA-s dhe Shteteve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco