Lajmi i fundit

Dita 11 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ekuban largohet nga Genoa, ish-sulmuesi i Partizanit nuk do të rinovojë kontratën

Ekuban largohet nga Genoa, ish-sulmuesi i Partizanit nuk do të rinovojë kontratën

17:43, 10/06/2026

Aventura e Caleb Ekuban-it te Genoa po shkon drejt fundit. Sulmuesi ganez i ka komunikuar klubit italian vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën, e cila skadon më 30 qershor.

Kështu, pas pesë sezonesh me fanellën kuqeblu, Ekuban do të ndahet nga Genoa si lojtar i lirë. Gjatë periudhës së tij në klub, ai zhvilloi 128 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 13 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.

Largimi i 32-vjeçarit i jep fund një bashkëpunimi të gjatë mes palëve, ndërsa drejtuesit e Genoas kanë nisur prej kohësh punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimeve nga Italia, klubi ka identifikuar tashmë profilin që mund të marrë vendin e Ekubanit. Bëhet fjalë për Elias Havel, sulmues i lindur në vitin 2003 që aktivizohet te LASK.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Genoa do të arrijë të finalizojë transferimin e talentit të ri austriak, ndërsa Ekuban pritet të shqyrtojë ofertat për sfidën e radhës në karrierën e tij. Pas pesë vitesh në “Luigi Ferraris”, sulmuesi ganez mbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të tij në futbollin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco