Ibrahimovic përfundon në shënjestër të tifozëve të Milanit, rrjetet sociale shpërthejnë kundër suedezit

Ibrahimovic përfundon në shënjestër të tifozëve të Milanit, rrjetet sociale shpërthejnë kundër suedezit

08:46, 05/06/2026

Zlatan Ibrahimovic po kalon një moment shumë të vështirë në raport me tifozët e Milanit. Legjenda suedeze, që vazhdon të jetë pjesë e projektit kuqezi, është vënë në qendër të kritikave të ashpra në rrjetet sociale pas postimit të tij më të fundit në platformën “X”.

Ibrahimovic ishte protagonist i një fushate reklamuese të një marke të njohur sportive, së bashku me emra të mëdhenj të futbollit botëror si Kylian Mbappé, Cristiano Ronaldo dhe Vinicius Junior. Megjithatë, postimi i suedezit ka shkaktuar reagime shumë negative nga tifozët kuqezi, të cilët duket se nuk e duan më pjesë të projektit të Milanit.

Në seksionin e komenteve nuk munguan ofendimet dhe ironitë ndaj ish-sulmuesit të njohur. Disa tifozë publikuan montazhe ku Ibrahimovic paraqitej si klloun apo derr, ndërsa të tjerë përdorën hashtagun “#IbrahimovicOut” dhe mesazhe si “Fuera”, duke kërkuar largimin e tij nga klubi.

Pakënaqësia e tifozëve lidhet me situatën e vështirë që po kalon Milani, ndërsa shumë prej tyre e konsiderojnë Ibrahimovic-in si një nga figurat përgjegjëse për problemet aktuale të klubit. Reagimet e fundit tregojnë se raporti mes suedezit dhe një pjese të tifozërisë kuqezi është përkeqësuar ndjeshëm.

Mbetet të shihet nëse Ibrahimovic do të reagojë ndaj këtij sulmi virtual apo do të zgjedhë të heshtë përballë zemërimit të tifozëve të Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco