Yamal, futbollisti më i vlefshëm në botë, Haaland dhe Mbappé mbeten shumë prapa

Yamal, futbollisti më i vlefshëm në botë, Haaland dhe Mbappé mbeten shumë prapa

08:23, 05/06/2026

Lamine Yamal vazhdon të mahnitë botën e futbollit jo vetëm me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me vlerën marramendëse në tregun e transferimeve. Talenti i Barcelonës konsiderohet tashmë futbollisti më i vlefshëm në planet, sipas raportit më të fundit të “CIES Football Observatory”.

Observatori prestigjioz publikoi renditjen e 100 lojtarëve me vlerën më të lartë në treg, duke analizuar 70 kampionate të ndryshme në mbarë botën. Në krye të listës qëndron pikërisht Yamal, me një vlerësim rekord prej 358.1 milionë eurosh. Sulmuesi spanjoll ka lënë shumë pas rivalët e tij kryesorë, pavarësisht dëmtimit që e mbajti jashtë fushave gjatë muajit të fundit.

Në vendin e dytë renditet Erling Haaland me 227.3 milionë euro, ndërsa i treti është Kylian Mbappé me 165.7 milionë euro. Diferenca mes Yamal dhe dy ‘yjeve’ të futbollit botëror është e jashtëzakonshme, pasi asnjëri prej tyre nuk arrin shifrën e 300 milionë eurove.

Barcelona konfirmohet si klubi me disa nga talentet më të vlefshme në botë. Mes 10 lojtarëve më të shtrenjtë gjendet edhe Pau Cubarsí, i cili mbyll “top-10” me 124.6 milionë euro dhe konsiderohet mbrojtësi më i vlefshëm në planet.

Një tjetër emër i rëndësishëm i katalanasve është Pedri. Mesfushori spanjoll renditet i 12-ti në klasifikimin e përgjithshëm dhe është mesfushori më i vlefshëm në botë me 120.6 milionë euro.

Raporti i “CIES Football Observatory” evidenton edhe emra të tjerë të rëndësishëm. Gianluigi Donnarumma kryeson mes portierëve me 79.5 milionë euro, Nico O’Reilly është mbrojtësi i krahut më i shtrenjtë me 125 milionë euro, ndërsa Arda Güler konsiderohet organizatori më i vlefshëm me 124.8 milionë euro.

Pas Yamal, Cubarsí dhe Pedri, spanjolli i katërt më i vlefshëm në renditje është Fermín López me 115.9 milionë euro, ndërsa Dean Huijsen mban vendin e pestë mes lojtarëve spanjollë me një vlerë prej 112 milionë eurosh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco