Montecarlo, spektakël bamirësie: Ronaldinho dhe Seedorf zbresin në fushë me ‘yje’ të sportit

Montecarlo, spektakël bamirësie: Ronaldinho dhe Seedorf zbresin në fushë me ‘yje’ të sportit

13:19, 04/06/2026

Në prag të Çmimit të Madh të Formulës 1 në Montecarlo, është zhvilluar një ndeshje futbolli bamirësie që ka mbledhur në një fushë disa prej emrave më të mëdhenj të sportit botëror.

Në stadiumin “Louis II”, janë përballur skuadra e Kombëtares së Pilotëve dhe ‘Barbagiuans Monaco’, i themeluar nga Princi Albert II.

Ndeshja ka sjellë një atmosferë spektakolare me pjesëmarrjen e legjendave të futbollit si Ronaldinho dhe Clarence Seedorf, ndërsa në fushë kanë zbritur edhe emra të njohur të futbollit italian si Leonardo Bonucci dhe Giampaolo Pazzini.

Nga bota e Formulës 1, pjesë e eventit ishin pilotë si Carlos Sainz, Pierre Gasly, Yuki Tsunoda, Isack Hadjar, si dhe ish-piloti Felipe Massa, duke e kthyer sfidën në një spektakël unik sportiv.

Ndeshja përfundoi me fitoren e thellë 6-2 për ekipin e Principatës, në një mbrëmje ku rezultati mbeti në plan të dytë, ndërsa qëllimi bamirës dhe spektakli sportiv ishin në qendër të vëmendjes.

Ky event tradicional shënon hapjen simbolike të fundjavës së madhe të Formulës 1 në Montecarlo, duke bashkuar sportin, argëtimin dhe kauzat humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco